SparkyLinux Forums

International board => Shqip => Topic started by: penguin on October 08, 2018, 09:46:41 PM

Title: Sparky Linux ne gjuhen shqipe
Post by: penguin on October 08, 2018, 09:46:41 PM
Me deshiren dhe qellimin qe te ndihmojme njeri-tjetrin, po hap kete nenforum, per te gjithe perdoruesit shqipfoles te MX Linux.Ju ftoj te jepni kontributin tuaj.Bashkimi ben fuqine.

Autori i Sparky Linux eshte pavroo.

Sparky Linux eshte nje distribution me baze Debian dhe vjen ne versionet Stable, Rrolling dhe Developers. Sparky Linux (32bit ose 64bit) ofron shpejtesi, thjeshtesi dhe siguri. Sparky perdor si desktop  default LXDE per versionin Stable dhe LXQt per versionin Rolling. Nderrimi i desktopeve behet shume kollaj mbasi keni instaluar Sparky Linux, me ane te  nje utilitie e programuar nga autori e quajtur Aptus (nen seksionin Desktops)

Per shumicen e atyre qe duan te fillojne te mesojne dhe te perdorin Sparky Linux do j'u rekomandoja versionin Stable, qe mund te shkarkohet ne linkun e meposhtem :
https://sparkylinux.org/download/stable/
Zgjidhni Home Edition > SparkyLinux 4.8.1 LXDE

Per ata qe kane me shume eksperience me Linux dhe duan nje Debian te tipit Rolling(qe perdor packages me te fundit por ka dhe updatet me te shpeshta) ne kete link :
https://sparkylinux.org/download/rolling/
Mund te zgjidhni nje nga versionet : Home Edition > SparkyLinux 5.5 LXQt, Special Editions > SparkyLinux 5.5 GameOver ose SparkyLinux 5.5 Multimedia. Versionet Gameover dhe Multimedia , jane versione te personaliazuar  per Lojra ose Multimedia.

Duhet te dini se mund te kalohet kollaj nga nje version ne tjetrin thjesht duke nderruar linkun e repositories (pra  linkun e webstitit ne internet nga ku Sparky Linux merr packages). Kjo eshte e shpjeguar shume mire ne forum por mund te beni pyetje ketu per sqarime. Pra e thene ndryshe. Dikush, qe ka instaluar nje Sparky Linux Stable dhe do te kete nje Sparky Rolling mjafton qe te nderroje linkun nga  ku behen updatet e packages dhe e kunderta.